Plotë 11 gola në ndeshjen e sotme miqësore të luajtur në Prishtinë

2 Korriku ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës së Shkëndijës.

Plotë 11 gola janë shënuar në takimin e sotëm të luajtur në stadiumin e 2 Korrikut në lagjën “Arbëria” të kryeqytetit, shkruan Gazeta Olle.

Verdhë e blutë e kryeqytetit fituan 8-3 kundër skuadrës së Shkëndijës nga Hajvalia.

2 Korriku po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë, ndërsa Shkëndija për inkuadrim nga Liga e Tretë në atë të dytën.

Kjo njëkohësisht është edhe miqësorja me më së shumti gola e skuadrave kosovare gjatë muajve të dimrit./GazetaOlle/