Plot 10 javë pritje për golin e parë në Superligë – këta janë sulmuesit që u zhbllokuan në kampionat

Ka përfunduar xhiro e 11-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate interesante.

Drita mori fitore të madhe ndaj Llapit si mysafir me rezultat 3-1, ndërsa Gjilani fitoi ndaj Feronikelit me rezultat 1-0.

Derbi i skuadrave të inkuadruara në Superligë i takoi Ulpianës që mposhti si mysafir Malishevën me rezultat 2-1.

Ballkani triumfoi në derbin e xhiros 2-0 ndaj Prishtinës, derisa me rezultat të njëjtë triumfoi edhe Drenica ndaj Dukagjinit.

Në këto ndeshja ajo që bie në sy është zhbllokimi i disa prej sulmuesve që nuk e kishin gjetur golin deri më tani në elitë.

Blerim Krasniqi i Gjilanit shënoi gol të bukur me kokë që doli të jetë i fitores për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i parë më fanellën e Gjilanit për sulmuesin shqiptar.

Në ndeshjen Llapi – Drita u zhbllokuan dy sulmues. Fillimisht ishte Astrit Fazliu që gjeti golin nga pika e bardhë, e që ishte i pari për ferizajasin në këtë edicion.

Fazliu është një nga sulmuesit më të rrezikshëm ndër vite në Superligën e Kosovës.

Edhe Alban Shillova ka gjetur golin e parë në kampionat dhe atë nga pika e bardhë kundër Dritës.

Sulmuesi që kaloi nga Prishtina te Llapi ka pasur sezone të mira ndër vite, ndërsa më shumë spikati me fanellën e Flamurtarit.

Golin e gjeti edhe sulmuesi Theophilus Solomon në derbin ndaj Prishtinës.

Sulmuesi afrikan erdhi me vonesë te Ballkani, por më në fund u zhbllokua me golin ndaj Prishtinës.

/Gazeta Olle/

Batatina tregon se kur do të rikthehet Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’

Hoti tregon prapaskenat, si zgjodhi Kosovën para Shqipërisë dhe Anglisë