Pllana: Objektivi kryesor i klubit është dalja në Evropë

Prishtina nuk po kalon në kohë të mirë në Superligën e Kosovës.

Pas fillimit të sesionit pranveror Prishtina nuk ka gjetur rezultate pozitive në ligën elitare të Kosovës duke bërë kështu që trajneri kryesor, Ismet Munishi të shkarkohet nga klubi.

Përkohësisht nën urdhërat e Debatik Currit, FC Prishtina arriti që në Kupën e Kosovës të korr fitore ndaj kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit duke kaluar tutje pasi fitoi me rezultat 2-0.

Futbollisti i Prishtinës, Bujar Pllana në një intervistë për GazetaBlic Sport ka treguar për atmosferën që po mbretëron brenda skuadrës pas zhvillimeve të fundit dhe fokusin e klubit nga kryeqyteti për sezonin aktual.

“Në sesionin pranveror është e vërtetë që nuk kemi pasur rezultate të mira, por ne jemi një grup i bashkuar dhe atmosfera është tejet pozitive“, tha fillimisht ai.

“Objektiv kryesor i klubit është dalja në garat europiane. Kemi arritur një fitore të rëndësishme ndaj Ballkanit për të vazhduar tutje në Kupën e Kosovës, por edhe përmes kampionatit vendi i tretë është i arritshëm dhe jemi ende në garë duke pasur parasysh se ka ende shumë ndeshje deri në fund“, shtoi Pllana.

Pllana deklaroi se beson që në ndeshjen ndaj Drenicës, Prishtina do të arrijë rezultat pozitiv.

“Ndeshja e radhës me Drenicën do të jetë një duel i vështirë, por ne jemi fokusuar maksimalisht dhe do të japim maksimumin nga vetja që të dalim me rezultat pozitiv“, përfundoi Pllana

Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, Roma, Man Utd dhe Juventus mësojnë kundërshtarët

Trepça – Peja, derbi i xhiros së 26-të në Superligë