Plisat vazhdojnë me dhuratat për fëmijë, kësaj radhe me veti kishin edhe dy lojtarë të Prishtinës

Tifo grupi Plisat ka vazhduar me dhurata për fëmijë për festat e fundvitit.

Por sot, së bashku me Plisat kanë qenë edhe dy basketbollistët e KB Prishtinës, Edmond Azemi dhe Mikaele Tmusic, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi prishtinas në rrjetet sociale.

“Sot lojtarët tanë, kapiteni Edmond Azemi dhe Mikaele Tmusic së bashku me tifozët më të mirë në botë PLISAT shpërndanë dhurata në tri shkolla të Prishtinës.

Xhavit Ahmeti në Kolovicë, Hilmi Rakovica në Kodrën e Trimave, 7 Marsi në Emshir.

Festat e fundvitit duhet ti gëzojnë të gjithë. Një BRAVOO e madhe Plisave për këtë iniciativë”, ka shkruar KB Prishtina.