Plisat sqarojnë bojkotin që ia bënë Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina mezi mposhti Bashkimin në gjysmëfinalen e parë të Play Offit, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Plisave.

Tifozeria bardhekaltër bojkotuan klubin, derisa udhëheqësi i tyre, Albert Kastrati, ka treguar për Olle, arsyen e mungesës.

Sipas, bojkoti lidhet me shfaqjen e flamurit të Kosovës pas finales së fituar ndaj Mornarit, në Ligën Ballkanike.

“Në ndeshjen ndaj Mornarit është përzier politika dhe flamuri i Kosovës ka qenë urdhër për t’u shfaqur, shkaku që vitin e kaluar ka qenë flamuri kombëtar. Prandaj, këtë herë e kanë pasur urdhër nga politika. Ne e dimë që flamuri është shtetëror, dhe për këtë le ta mbajnë në insitucione, e jo të na reklamojnë ne”, deklaroi Kastrati për Olle.

Ai theksoi se disa njerëz nuk e kanë vendin në klub. “Tash e tutje, disa njerëz janë të padëshirueshëm në klub. Ata duhet të largohen”, shtoi ai. /Olle