Plisat shpalosin flamur gjigant kombëtar (FOTO)

Tifozeria e Prishtinës ka shpalosur një flamur gjigant kombëtar në takimin Sigal Prishtina – Sutjeska, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Flamuri gjigant u shpalos pak para fillimit të lojës, dhe ishte i vendosur në tribunën kryesore.

Një tjetër flamur ishte edhe në tribunën ku qëndrojnë zakonisht Plisat. (Gazeta Olle)