“Plisat” përgatiten për Trepçën

Kryetari i tifo-grupit prishtinas “Plisat”, Albert Kastrati, e ka postuar në rrjetin social Facebook një foto me futbollistët e klubit futbollistik të Prishtinës, në prag të ndeshjes që kjo e fundit e zhvillon kundër rivalit të moçëm, Trepçës.

“Të shtunën prej orës 13:00, Prishtina-Trepça”, shkroi Kastrati në Facebook, duke paralajmëruar në njëfarë forme që “Plisat” po përgatiten për këtë duel.