Plisat para duelit me Dritën: Arritëm vetëm pa manipulime

Prishtina nesër si vendas do të luajë përballjen e xhiros së 30-të ndaj Dritës së Gjilanit.

Për vendasit e Prishitnës, ky duel do të jetë jetik pasi vetëm me fitore do të vazhdonte të mbante gjallë shpresat për titull, shkruan Gazeta OLLE.

Për këtë duel, tifozët e Prishtinës, Plisat, kanë shprehur përkrahje të madhe ndaj të drejtuarve të Armend Dallkut.

Më poshtë postimi i Plisave:

GJITHMONË KANË DASHTË ME NA SHU POR KURRË S’KANË MUJTË
SUN NA LARGOJNË PREJ PRISHTINËS
AS ME LUFTË!

Nesër krejt sytë janë në Stadiumin e qytetit. Zbarkojnë djemtë e Dallkut. Ata që arritën deri këtu vetëm me djersën e tyre, pa asnjë manipulim. Andaj, e meritojnë pëkrahjen e besimin tonë. Ashtu dhe do të jetë.
Përpara i kemi 4 ndeshje jetike, 4 fitore larg titullit. Ne vet, tjerët së bashku.

GJITHMONË KANË DASHTË ME NA SHU POR KURRË S'KANË MUJTËSUN NA LARGOJNË PREJ PRISHTINËSAS ME LUFTË!Nesër krejt sytë…

Gepostet von Plisat am Samstag, 11. Juli 2020