Plisat nuk festojnë fare për Kupën: Kur të ikni ju, turpin do ta merrni me vete!

FC Prishtina ka fituar dje Kupën e Kosovës në futboll, pasi në finale mposhti Ballkanin me një gol të shënuar nga Otto John.

Ishte ky torfeu i shtatë i Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Por kësaj kupe nuk i janë gëzuar tifozët e Prishtinës, Plisat.

“Të përhershëm jemi vetëm ne, e përjetshme është vetëm Prishtina! Kur të ikni ju – turpin me vete do ta merrni, lavdia do të mbetet në tribina”, kanë shkruar Plisat në faqen e tyre në Facebook.

I gjithi ky reagim vjen pas humbjes së fundit në kampionat të Prishtinës në Mitrovicë ndaj Trepçës 89, e ku tifozët prishtinas kanë akuzuar ekipin e tyre se bëri lëshim në këtë ndeshje.

Të përhershëm jemi vetëm ne, e përjetshme është vetëm Prishtina! Kur të ikni ju – turpin me vete do ta merrni, lavdia do të mbetet në tribina!

Gepostet von Plisat am Donnerstag, 30. Juli 2020