Plisat: “Nuk e përkrahim Kosovën në basketboll”

Tifozeria më e madhe në Kosovë, Plisat, nuk e kanë ndërmend të përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, pavarësisht pranimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA.

Kështu thonë drejtuesit e tifozerisë së Prishtinës për Gazetaolle.com.

Sipas tyre, ata do të përkrahin vetëm klubet e Prishtinës, madje, do ta këndojnë himnin kombëtar, përkundër ndalesave nga FIBA.

“Ne nuk do ta përkrahim Kosovën në basketboll, ndërsa sa i përket himnit, gjithmonë do ta këndojmë, pasi e kemi kënduar edhe në kohët më të vështira dhe do ta këndojmë edhe tani”, ishte përgjegja e Plisave, në pyetjen e Gazetës Olle.

Sipas tyre, ekziston vetëm një Kombëtare, si në futboll ashtu edhe në basketboll, dhe ajo është Shqipëria. Ata nuk përkrahin as Kosovën në futboll. (Gazeta Olle)