“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Tifo grupi i njohur “Plisat”, kanë publikuar nismën e peticionit përmes të cilit kërkojnë vendosjen e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në Prishtinë.

“Plisat” theksojnë se 22 vjet pas luftës, në kryeqytet mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar, shkruan Gazeta Olle.

“Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy(22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij”, thuhet ndër të tjera në postimin nga “Plisat”.

Ky peticion fillon nga nesër (e premte) 09/07/2021, dhe “Plisat” ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës të vijnë në Prishtinë e të bashkohen me këtë nismë.

Tenda për nënshkrimin e peticionit do të jetë e vendosur afër shtatores së Skënderbeut. /Gazeta Olle/

May be an illustration of 1 person

Conference League: Mbyllet pjesa e parë në ndeshjet Drita – Deçiq dhe Shkupi – Llapi

Conference League: Drita fiton me përmbysje të rezultatit, shkëlqejnë transferet e reja ndaj Deçiqit