Prishtina e cila e ka mposhtur në dy finalet e fundit Ballkanin, do tentoj të mposht për herën e tretë në vitet e fundit.
Këtë edicion, bardhekaltërit nuk kanë qenë në formën më të mirë, megjithatë kanë arritur të fitojnë Superkupën pikërisht ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta OLLE.
E vetmja mënyrë që kryeqytetasit të arrijnë garat ndërkombëtare, është triumfi në Kupën e Kosovës, ku do kenë prapa tifozerinë e tyre Plisat, të cilët janë duke u mobilizuar maksimalisht.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Plisat kanë bërë të ditur se do organizohen maksimalisht për këtë përballje.
/Gazeta OLLE/