‘Plisat’ kanë një mesazh për ‘Shqiponjat’

Tifozeria e Prishtinës, Plisat, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në organizatorët e ‘Final Fourit’ në basketboll, sipas të cilëve nuk u ndanë biletat njësojë, për finalen me Pejën, të zhvilluar mbrëmë në Suharekë.

“Klubi jonë në dy tre raste u dëmtua nga referët mirëpo ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund. Biletat nuk ishin të ndara në mënyrë të barabartë dhe hyrja jonë për në palestër u vonua shumë , vetëm kundër të gjitha tifozërive. Nga organizatorët e final four u lejua që tifozë të futën në fushë dhe të na provokojnë nuk u ndërmorr asgjë. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë kur është nevoja të udhtojmë dhe ta përkrahim Prishtinën pa marrë parasysh se ku duhet të jemi”, thuhet në një postim të Plisave, shkruan Gazetaolle.com.

Ata u përplasen me tifozët Shqiponjat e Pejës. “Drejt nesh erdhen edhe brohoritje të llojit “Ju jeni shkije” dhe ne pamë flamura të Kosova Petrolit në tribunat e tyre. Fjalë kanë të gjithë, ku ishin ata kur tifozët tanë u futën në fushë? Ne kemi vepra”.

Në fund, ata kanë një mesazh për pejanët. “Edhe një gjë, mos harroni kush qeshë i fundit, qeshë më së miri. Shihemi së shpejti”.

Peja – Sigal Prishtina do të takohen me gjasë edhe në finalen e Play Offit, e përballja mund të ndodh edhe në Ligën Ballkanike. (Gazeta Olle)