“Plisat” i bëjnë thirrje FSHF-së të tërhiqet nga kandidatura e përbashkët me serbinë

Grupi i tifozëve “Plisat” i kanë bërë thirrje Federatës së Futbollit të Shqipërisë që të tërhiqet nga kandidatura e përbashkët me Serbinë për organizimin e Evropianit U-21 të futbollit të vitit 2027.

“Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të Serbisë në sytë e botës! Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona. Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë mëtutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh. Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve”, thuhet në reagimin e “Plisave”.

“Tifozat Kuq e Zi” reagojnë për ngjarjet e fundit: Skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë

Finalistët e Ligës së Kampioneve kërkojnë Armando Brojën, nisin negociatat me Chelsean