Plisat gëzojnë edhe 570 nxënës, kësaj radhe në Reçak e Krush të Madhe

Tifo grupi, Plisat nga Prishtina, ka vazhduar me dhurata për fëmijë në pragë të festave të fundvitit.

Së fundi, kjo tifozëri ka qenë në Reçak dhe Krush të Madhe, aty ku ka ndarë 570 dhurata për fëmijët e shkollës ‘Skënderbeu’ dhe ‘Bajram Curri’, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i Plisave:

EDHE 570 FËMIJË U GËZUAN SOT NGA PLISAT!

Vazhdoi me sukses edhe sot, dita e dytë e aksionit “Ndihmo edhe Ti”. Pas aksionit të djeshëm në Durrës ku u ndanë 507 dhurata, sot, radhën e kishin shkollat “SKENDERBEU” në Raçak dhe “Bajram Curri” në Krushë të Madhe.

Fillimisht e vizituam shkollën në Reçak në ora 12:00, ku ndamë 220 dhurata për nxënësit e kësaj shkolle, dhe pastaj në ora 14:30 vazhduam në Krushë të Madhe, ku po ashtu ndamë dhurata plot 350 sosh. Bashkë me ne ishte edhe klubi i futsallit FC Prishtina.

Buzëqeshja e këtyre fëmijëve, ngrohtësia dhe mikpritja që na ofrojnë çdo herë që i vizitojmë, na bënë shumë të lumtur secilën herë e më shumë.

Jemi mëse krenar që me aksionin tonë “Ndihmo edhe Ti” përcjellim qe 14 gjenerata të fëmijëve në Raçak(që nga viti 2005).

Faleminderit drejtorit të shkollës “Skenderbeu” Faruk Bajrami për mirënjohjen e dhënë tifogrupit tonë.