Plisat gëzojnë 507 nxënës në qytetin e Durrësit

Tifo grupi kosovar, Plisat, kanë vazhduar me aksionet e tyre për zonat e prekura afro një muaj më parë nga tërmeti në Shqipëri.

Kryeqytetasit, kësaj radhe kanë shpërndarë dhurata në qytetin e Durrësit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo tifozëri ka bërë shpërndarjen e 507 dhuratave për fëmijët e shkollës ‘Naim Babameto’.

Më poshtë postimi i Plisave:

Sapo përfunduam shpërndarjen e dhuratave në Durrës! Sot filluam shpërndarjen e dhuratave të aksionit “Ndihmo edhe ti”.

Ndryshe nga herët tjera , sot vizita jonë në Durrës ka pasur një qëllim tjetër. Kemi vizituar Shkollën 9 vjeçare “Naim Babameto”, në Durrës. Ndryshe nga shkollat tjera, kjo shkollë nuk ka pasur fuqinë t’i përballojë tërmetit të pamëshirshëm të datës 26/11/2019.

Në shkollën e ulët 9 vjeçare “Naim Babameto”, kemi shpërndarë dhurata për nxënësit e klasëve të ulëta(1 deri 5) gjithsej për 507 nxënës të kësaj shkolle. Dhuratat i kemi shpërndarë në gjimnazin “Leonik Tomeo”.

Aksioni sapo ka filluar!