‘Plisat, energjia jonë’

Një ndër lojtarët më të dalluar te Sigal Prishtina, Juilian Mavunga në një intervistë ndryshe për ‘Gazetën Olle’, ka rrëfyer jetën e tij në qytetin e Prishtinës duke folur edhe për synimet me kryeqytetasit.

“Prishtina është një qytet shumë i mirë jo shumë i madh por shumë komod. Njerëzit këtu janë shumë të mirë”, u shpreh fillimisht Mavunga.

Ndër të tjera ai thotë se kohën e lirë më shumë e kalon me bashkëlojtarët e tij. “Më pëlqen të luaj basketboll por kohën time të lirë kam dëshirë ta kaloj së bashku me bashkëlojtarët e mijë”, deklaroi basketbollisti amerikan për ‘Gazetën Olle’.

 

Ndryshe Mavunga zbulon se para se të vijë në kryeqytet ka dëgjuar për basketbollin e Kosovës. “Kam dëgjuar për skuadrën e Prishtinës para se të vija këto e dija se është ekipi më i mirë në Kosovës, dhe kanë shanse shumë të mirë të fitojnë Ligën Ballkanike.

Synimi imë me klubin mbetet të fitojmë kampionatin kemi një ekip shumë të mirë dhe besoj se do të arrijmë që në fund të shpallemi kampion”, potencoi Mavunga. Në fund basketbollisti amerikan ka edhe një porosi për tifozët e Prishtinës, duke deklaruar se ata janë energjia e tyre.

“Dua të falënderoj Plisat, të cilët na kanë mbështetur fuqishëm në çdo ndeshje. Ata për ne janë shumë të rëndësishëm dhe energjia jonë ne si lojtar gjithmonë kemi dëshirë të luajmë para një publiku të tillë”, përfundoi Mavunga.