Plisat dhe Torcidat tregojnë se kush “fitoi”

Pas përleshjes së djeshme ndërmjet “Plisave” dhe “Torcidës” në rrugët e Elbasanit në prag të ndeshjes Shqipëri-Armeni, të dy grupet kanë nisur t’i publikojnë fotot për të dëshmuar se ato kanë dalë “fituese” në rrahjen skandaloze, shkruan Gazetaolle.com.

Faqja e një nëngrupi të “Plisave” e ka postuar një foto me tre shalla të “Torcidës” mbrapsht, ndërsa mitrovicasit po ashtu përmes faqes në Facebook, e kanë postuar një foto me një shall dhe një maicë, po ashtu mbrapsht.

11032137_692845720825120_2109129239627307357_nFotoja e postuar nga “Plisat”

11096696_379548382253226_5067187530797496924_nFotoja e postuar nga “Torcida”