Plepolli ia siguron provat një talenti në Slloveni

Trajneri kosovar Arsim Plepolli, gjatë karrierës si futbollist, ka luajtur në shumë shtete të huaja. ‘Lezetin’ e Evropë, Arsimi po mundohet që t’ua servojë edhe shumë futbollistëve kosovarë.
Me ndërmjetësimin e tij, të dielën për në skuadrën e madhe sllovene, Olimpija e Lubjanës, do të provohet talenti i Shkollës së Futbollit ‘Vigani’, Vigan Veliu. “Vigani do të provohet për pesë ditë. Aty do ta pret menaxheri Nyser Jashari, i cili punon dhe vepron në Slloveni. Do të ketë rastin të punojë me trajnerë shumë profesional që i ka Olimpija e Lubjanës. Kam besim të plotë në këtë lojtar”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Arsim Plepolli. Veliu është 16-vjeçar dhe aktivizohet si sulmues.