Plepolli: Futbolli dhe Edukata Fizike dallojnë si nata me ditë

Gazeta ‘Olle’ pak orë më parë publikoi një temë në lidhje me profesorët e futbollit. U përmenden Bylbyl Sokoli, Musa Selimi, Valmir Bytyqi, Emin Baliqi, Ilir Izmaku, Rexhep Daci, Alban Ugzmajli. “Edukata Fizike me futbollin dallon si nata me ditë. Pa deshur të nënçmojë asnjë trajner që merret me fiskulturë (Edukatë Fizike), por them se dallimi është shumë i madh”, ka thënë ish-futbollisti kosovar tashmë trajneri Arsim Plepolli. Ai ka karrierë të pasur edhe ndërkombëtare pasi që ka luajtur në disa shtete të huaja.