‘Play-offi mision i përfunduar’

Befasia e këtij edicioni në ETC Superligën e Kosovës, padyshim ishe Golden Eagel Ylli.
Suharekasit fal angazhimit dhe fitoreve arritën që të jenë një ndër skuadrat më të papërshtatshme në kampionat për ekipet në Superlig.

Fitorja e fundit ndaj Kastriotit, dhe humbja e Trepçës, i ka afruar edhe më shumë synimit kryesor plasmanin për ‘play-off’. Një ndër lojtarët më të dalluar këtë edicion te Ylli, është padyshim Artin Gashi.
Gashi në një pornoncim për GazetënOlle, thotë se fitorja e mbrëmshme u kanë siguruar edhe matematikisht ‘play-offin’.

“Firoja ndaj Kastriotit ka qenë një fitore e lehtë për ne dhe e vlefshme pasi na i ka siguruar matematikisht ‘play-offin’. Trepça me humbjen ndaj Vëllaznimit na ka lehtësuar edhe më shumë punën rreth synimit kryesor të cilin e kishim”, deklaroi Gashi.
Pas 23 javëve Golden Eagel Ylli rënditet në pozitën katërt me 35 pikë një më shumë se Trepça që zë vendin e pestë.