Platini ‘voton’ për PSG-në

Michel Platini voton për Paris Saint Germain. Edhe pse ish sulmuesi është drejtuesi i institucionit më të lartë të futbollit europian, ai ia lejon vetes të bëjë një parashikim për pretendentet e UEFA Champions League këtë sezon, eveniment ky që organizohet pikërisht nga UEFA. 

“Parisi tregoi se është një skuadër e kompletuar dhe në gjendje të fitojë një eveniment të tillë si UEFA Champions League. Pashë një ndeshje shumë të bukur në “Stamford Bridge” dhe mendoj se PSG ka lojtarë të një niveli shumë të lartë. Nuk jam aspak i surprizuar që eleminuan Chelsean edhe 10 kundër 11. Ata nuk kishin asgjë për të humbur”. 

Një koment që zbulon se për kë rreh pjesëriosht zemra e Platini, i cili nuk e ka mohur asnjëherë simpatinë për skuadrën franceze. Ish sulmuesi i Juventusit udhëhoqi kombëtaren e Francës në suksesin e vitit 1984 në europian. Platini është kritikuar shpesh herë për çështjen e fair play financiar, pasi sipas mediave, shefi i UEFA-s ka mbyllur njërin sy ndaj shpenzimeve marramendëse që ka bërë klubi i sheikut Al Khelaifi gjatë viteve të fundit.