Platini ul Pogbën

Ish futbollisti francez Mishel Platini nuk beson se mesfushori Paul Pogba është në të njëjtin nivel si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, sepse ai nuk ka shënuar aq shumë gola skurse këra dy superyje.

22-vjeçari Pogba konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më emocionuese në lojë sot dhe ka luajtur një rol kyç në fushatën e suksesshme të Juventusit për vitin 2014-15.

Megjithatë, Platini mendon se është shumë herët për të krahasuar patrioti i tij me Messin dhe Ronaldon dhe nuk është i bindur se ai do të jetë kurrë aq efikas si këta dy.

“Pogba një superyll? Jo, një superyll në futboll është dikush që shënon shumë gola”, tha Platini RTL.

“Unë nuk e di nëse Pogba është një lojtar i cili mund të arrijë të njëjtat gjëra si Messi dhe Ronaldo. Ata shënojnë nga 50 gola në sezon. Është interesante të vihet në dukje se sa herë që ai humbet posedimin ekipi futet në telashe”.

Pogba ka shënuar 10 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për Juventus deri më tani.