Plas te Barcelona para ‘El Clasicos’, futbollisti lë stërvitjen pasi mësoi se nuk do të jetë titullar

Arturo Vidal e la në gjysmë seancn e fundit stërvitore të Barcelonës, të mbajtur të martën, pasi që e mori vesh se nuk do të ishte titullar në ndeshjen e sotshme kundër Real Madridit, në Camp Nou.

Stadiumi më i madh në Evropë, Camp Nou, do të jetë sonte skena e njërës prej përballjeve më interesante në botën e futbollit – El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të nisë në orën 20:00, transmeton Gazeta Express.

Që të dyja skuadrat i kanë nga 35 pikë pas 16 xhirove të para, por Barcelona e mban kreun e La Ligës shkaku i dallimit në gola, tani që po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të sezonit 2019/20.

Ndërkohë, Vidali është duke luftuar për një vend në mesfushën e Barcelonës për këtë ndeshje në Camp Nou. Megjithatë, sipas ESPN, Vidal e la në gjysmë seancën stërvitore të Barcelonës të martën, pasi mësoi se nuk do të ishte titullar në ndeshjen e së mërkurës.

ESPN pretendon se disa futbollistë të Barcelonës tentuar ta qetësojnë Vidalin, por kiliani s’mund të qetësohej dhe e pranoi se do ta kërkojë largimin nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Interi raportohet se është favoriti për ta siguruar transferimin e Vidalit, pasi që edhe trajneri Antonio Conte dëshiron të ribashkohet me mesfushorin me të cilin kishte punuar në Juventus.

Muajin e kaluar, Vidali e paralajmëron Barcelonën se ai do ta kërkojë largimin nga klubi katalonas, nëse atij nuk i ofrohen më shumë minuta lojë.

“Dua të luaj gjatë gjithë kohës, por unë duhet të jem më objektiv dhe ta përjetoj këtë nga dita në ditë”, ka thënë mesfushori, në një intervistë të dhënë për TV3.

“Nëse në dhjetor, ose në fund të sezonit, unë nuk ndihem i rëndësishëm këtu, do të më duhet ta gjej një zgjidhje se ku mund të jem më i rëndësishëm”.