Plani i Cityt për Pogban

Manchester City po mundohet ta josh Juventusin për transferimin e yllit francez, Paul Pogba.

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë nisur të punojnë rreth transferimit të Paul Pogbas nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Ekipi i Manuel Pellegrinit po mendon që kampionit të Italisë t’ia ofroj sulmuesin malazez, Stevan Jovetic, dhe para për reprezentuesin francez, raporton Sunday Mirror.

Sipas menaxherit Mino Raiola, Paul Pogba kushton 100 milion euro. Kurse, për francezin interesim ka shfaqur PSG dhe Real Madrid.