Sebino Plaku është transferuar tek Teuta e Durrësit, përcjellë Gazeta Olle.
Sulmuesi 35 vjeçar që u përfol për një kalim tek Drenica, do jetë transferimi i parë i merkatos dimërore për “Djemtë e Detit”.
Këtë informacion e konfirmoi edhe presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu.
“Kemi transferuar Sebino Plakun. Këtë mund t’jua konfirmoj”, theksoi Hasanbelliu për “SuperSport”.
Teuta është në pozitën e katërt të Kategorisë Superiore me 9 pikë më pak se liderët e Vllaznisë.