Pjesëmarrja e suksesshme e Albba Morinës në Varshavë në samitin ‘Essma’

Një tjetër pjesëmarrje e suksesshme e Kosovës në një samit të madh ndërkombëtar.

Samiti Essma është mbajtur në Varshavë të Polonisë, ku nga Kosova ka marrë pjesë drejtoresha e marketingut në Federatën e Futbollit të Kosovës, Albba Morina.

Samiti ka qenë për industrinë e futbollit dhe stadiumeve, derisa Albba Morina nga FFK ka qenë pjesë e projektit ‘Goals’ prej Bashkimit Evropian.

Samiti në Varshavë është mbajtur më 21 dhe 22 mars në stadiumin e Legias.

Përveç drejtoreshës Albba Morina që ishte nga Kosova, në këtë samit kanë marrë pjesë në projektin ‘Goals’ edhe Florin Sari nga Rumania, Alexandre Pereira nga Portugalia, derisa pjesëmarrës kanë qenë edhe zyrtarë nga skuadra të ndryshe evropiane apo nga federatat.

“Të gëzuar që të kishim për të na inspiruar mysafirët” ishte komenti i Essmas në profilin e drejtoreshës Morina në rrjetin social Linked in.

Kujtojmë që Morina është një nga punëtoret më të suksesshme në FFK, derisa ajo është vajza e legjendës së futbollit kosovar, Arbnor Morinës. /Gazeta Olle/

Shqipëria U-21 fiton miqësoren e parë ndaj Azerbajxhanit U-21, vendosin golat e Shpendit dhe Pajazitit

Salihu: Me veprimet e fundit, Agim Ademi e ka përfunduar mandatin e tij