Pjesëmarrja e Mavrajt në EURO 2016 në dyshim!

Mërgim Mavraj mund të mungojë në EURO 2016 me Shqipërinë. Shkak për këtë është bërë një takim i këshilltarit të tij, Thomas Strunz me drejtorin sportive të Kolnit, Jorg Schmadtke.

Të dy janë dakorduar që lojtari nuk duhet të marrë pjesë në Evropian, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Mavraj ëshë lënduar para 7 muajsh dhe ende ndodhet në fazën finale të rikuperimit.

“Mërgim Mavraj për ne ka një kredi. Ne kemi nevojë për të, dhe ai duhet të vazhdojë të punojë, në mënyrë që të jetë sa më i mirë për të dhënë maksimumin”, ka thënë Schmadtke për Bild, përcjell GazetaOlle.com.

“Ai e ka një reputacion të lartë në Shqipëri, por nuk mendoj se pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropian varet nëse ai luan këtu”, shton Schadtke.

Ai frikësohet se Mërgimi mund të pësojë tjetër lëndim gjatë ndeshjeve miqësore dhe në Evropian.

Mavraj po stërvit me U-21 momentalisht dhe i duhet ende kohë për të luajtur me ekipin e parë të Kolnit. Vetë lojtari thotë se ka kohë një herë për Evropianin.

“Evropiani është vetëm në verë, por si një profesionist unë dua të ofrojë veten dhe të bëjë maksimumin në secilën ndeshje të ligës”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, sipas rregullave të FIFA-s, asnjë klub nuk mund t’ia mohojë lojtarit ndeshjet e Kombëtares. /Olle

123

mavrajj mavrajjjj