Pjesë e parë fantastike për Kosovën, shkojnë në pushim me epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Dardanën ishin më të mirë në 45 minutat e para, duke e mbyllyr me epërsi 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Vedat Muriqi ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 18-të, megjithatë është llogaritur si autogol nga Khocholova për shkak të prekjes së topit.

Gjeorgjia nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë pjesë, pasi ishin të markuar mirë në të gjitha anët.

Ndërsa djelmoshat e Challandesit realizuan rastin më të mirë të kësaj pjese, duke shkuar në pushim me epërsi.

/Gazeta Olle/

Përfundon ndeshja në mes të Kosovës U21 dhe Dritës me këtë rezultat

Dramë në Prishtinë, Trepça fiton me rezultat të ngushtë ndaj Rahovecit