Anglia e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Tre Luanët e kanë mbyllur pjesën e parë ndaj Iranit me epërsi të thellë, 3-0, shkruan Gazeta Olle.
Serinë e golave e hapi Jude Bellingham me një gol të bukur me kokë në minutën e 35-të.
Në minutën e 44-të Bukayo Saka dyfishoi epërsinë me një goditje fantastike me të majtën.
Pas vetëm dy minutash, Raheem Sterling shënoi edhe golin e tretë për Anglinë pas asistimit të bukur nga Harru Kane.
Kjo është ndeshja hapëse e Grupit B të Botërorit në Katar. /Gazeta Olle/