Pjesa e parë, Zvicra 0-0 Kosova: Raste nga të dyja anët, portat e paprekura

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës me rezultat 0-0.

Ndeshja doli të jetë interesante me të dyja skuadrat që kishin rastet e tyre.

Xherdan Shaqiri ishte më i rrezikshmi te Zvicra, duke tentuar dy herë, por në njërin rst Aro Muric ishte në vend, ndërsa gjuajtja tjetër shkoi mbi portë.

Kosova rastin më të mirë e kishte në minutën e 32-të, kur Zymer Bytyqi harkoi nga e majta, ndërsa Valon Berisha goditi saktë me kokë, por portieri i Zvicrës me mund e dëboi topin në këndore.

Pas kësaj edhe Granit Xhaka provoi nga distanca, por gjuajtja shkoi jashtë.

Pjesë e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi që të dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat.

Me sy mbyllur dhe me gjithë shpirt, Qazim Laçi iu tregon disa futbollistëve kuqezi si këndohet HIMNI (video)

GOOOOOOL, Kosova në epërsi ndaj Zvicrës