Pjaniq refuzon ofertën e parë nga…

Mesfushori i Romës, Miralem Pjaniq, ka refuzuar një ofertë të Liverpoolit.

Ditë më parë ishte përfolur se ‘Reds’ ishin të interesuar për mesfushorin e Romës, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij sa i përkët lirimit.

Sot,’ Gazzetta dello Sport’ raporton se oferta ishte shumë e madhe, me një tarifë të transferimit të vendosur në 50 milionë euro për Romën dhe 11 milionë euro pagë për boshnjakun.

Megjithatë, gazeta shkruan se Pjaniq nuk është i gatshëm ta lërë Romën, pasi ekipi i tij e ka pothujase të sigurtë që edhe në vitin e ardhshëm luan në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk mund ta bëjë me Liverpoolin.