Pjaniç pranë largimit nga Roma

Pas katër vitesh me fanellën verdhekuqe, duket se aventurës së Miralem Pjaniçit te Roma i ka ardhur fundi. Verën e kaluar mesfushori boshniak firmosi rinovimin e kontratës deri në vitin 2018, por gjatë këtij sezoni dicka është thyer mes tij, shoqërisë dhe tifozëve.

Pjaniç nuk e ka hedhur poshtë anjëherë mundësinë e largimit nga kryeqyteti italian, një hipotezë kjo që mund të bëhet konkrete nëse formacioni i Rudi Garcias humbet vendin e dytë në Serina A. Për 24-vjeçarin interes konkret ka shafqur Liverpooli, por klubi anglez nuk është i vetmi që është vënë në gjurmët boshnjakut.

4 milionë Euro në sezon, plus bonuset, rëndojnë shumë në arkat e Romës, sidomos në këtë fund sezoni, ku hapat falsë dhe mundësitë e humbura nga verdhekuqtë janë pafund. Në Trigoria, Pjaniç është ndër futbollistët e vënë në bankën e të akuzuarve. Lojtari nuk ka marrëdhënie të mira me Pallotën dhe nëse për të do të vijë një ofertë e mirë, mund të sakrifikohet nga presidencë për t’u hapur rrugë blerjeve të reja.

Pavarësisht luhatjeve përgjatë sezonit, Pjaniç mbetet një lojtar më shumë cilësi dhe i kërkuar në merkato. Liverpooli verën që shkoi paraqiti një ofertë konkrete, por që nuk u konkretizua. Nëse Brendan Rogders vazhdon ta ketë debulesë futbollistin ballkanas, marrëveshja mund mbyllet në përfundim të këtij sezoni.