Pjanic nuk befasohet nga vendimi i Ronaldos për tu transferuar te Al-Nassr: E ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme

Mesfushori i Al Sharjah, Miralem Pjanic ka thënë se Cristiano Ronaldo kishte të drejtë që u transferuar te klubi Al Nassr në Arabinë Saduite.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Juventusit, Pjanic e ka shpallur Lindjen e Mesme “të ardhmen e futbollit”.

Kjo deklaratë e tij erdhi teksa fliste për transferimin e Ronaldos te Al Nassr, pasi sipas tij nuk ishte befasi.

“Cristiano Ronaldo i është bashkuar Al Nassr, një klub shumë ambicioz”, ka thënë fillimisht Pjanic.

“Jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë padyshim e ardhmja e futbollit, ka shumë për të ofruar, por ende nuk e ka arritur potencialin e saj të plotë”.

“Nuk u befasova aspak nga zgjedhja e Cristianos. Edhe në Arabi, niveli nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se zgjedhja e tij do të sjellë shumë rritje”, përfundoi mesfushori.

 

Ferizaj fiton një tjetër ndeshje miqësore

E konfirmon Ten Hag, ylli i United e mbyll sezonin