Pjaniç drejt Manchester Unitedit

Manchester United nuk i ndahet Romës. Pas refuzimit për Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan, ekipi nga “Old Trafford” tani kërkon ta transferojë mesfushorin boshnjak, Miralem Pjaniç.

Sipas mediave angleze, forma e dobët që ka treguar fantazisti verdhekuq këtë edicion, mund të bëjë që Roma ta pranojë shitjen e tij, mirëpo United duhet të nisë minimalisht një ofertë prej 30 milionë eurosh. /Gazeta Olle