Vazhdojnë vakitë në futbollin kosovar, ku futbollistë të ndryshëm prezantohet në dy apo tri klube brenda një afati kalimtar.
I fundit që ka bërë ‘magji’ është portieri i njohur Armend Ruxhi.
Ish-portieri i Ballkanit dhe Lirisë më 6 janar ishte prezantuar tek skuadra prizrenase A&N, të cilët e kishin cilësuar si transferim bombastik, shkruan Gazeta Olle.
Vetëm pak çaste më parë, Ruxhi është prezantuar nga FC Vushtrria që kanë raportuar se ai ka ardhur nga skuadra e Onix.
Portieri me përvojë tani është bashkuar me skuadrën bardhekaltër në fazën përgatitore në Durrës.
Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:
Armend Ruxhi nënshkruan me Vushtrrinë