Pirlo tregon finalistët e Ligës së Kampionëve

Andrea Pirlo është optimist që Juventusi do të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku dëshira e tij e madhe është që të takohet me Real Madridin.

“Është e vështirë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Në finale kam dëshirë që të takohemi me Real Madridin”, deklaroi Pirlo.

“Edhe në Itali jemi duke luajtur mirë, përkundër barazimit me Cesenën. Jemi shtatë pikë para Romës dhe besoj që jemi drejt titullit të katërt”, vazhdoi ai. /Gazeta Olle