Pirlo prishi planin e Dotmundit

Mesfushori turk i Borussias së Dortmundit Nuri Sahin mendon se skuadra e tij nuk do ta kishte humbur sfidën e parë të ruandit të 1/8-ave të Champions League përballë Juventusit nëse mesfushori i bardhezinjëve Andrea Pirlo nuk do kishte lënë fushën për arsye dëmtimi. Formacioni i drejtuar nga Jurgen Klopp u mund me rezultatin 2-1 në Juventus Stadium por deri në momentin që Pirlo ishte në fushë gjithcka ishte e mbërthyer në barazim 1-1. Sipas Nuri Sahin, Dortmundi u mposht në Torino pasi e kishte përgatitur sfidën në mënyrë të tillë për të neutralizuar mesfushorin 35-vjecar por në momentin që Pirlo u dëmtua duke u zëvendësuar me Pereyran ata nuk kishin një plan B.

“Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti në drejtim të Pirlos, por do të kisha preferuar shumë që ai të mos dëmtohej. Andrea është një specialist i vërtetë në goditjet standarte, madje edhe krosimet e tij nga këndi janë gjithmonë të rrezikshme. Por pavarsisht kësaj ne e kishim përgatitur shumë mirë këtë mënyre loje të bardhezinjëve. Plani ynë shkoi ashtu sic e kishim menduar deri në momentin që Pirlo u zëvendësua. Ndoshta Juventusi nuk e kishte menduar se ne mund ta neutralizonim lehtëshit atë dhe nuk ishte një mënyrë tjetër loje. Megjithatë kur Andrea doli nga fusha i dëmtuar dhe hyri në fushë Pereyra gjithcka shkoi në mënyrën më të mirë për ta. Gjithsesi pavarsisht këtyre që sapo deklarova unë mendoj se Pirlo është një futbollist i madh dhe gjithmonë do të mbetet një legjendë”.

Borussia Dortmundit do të synojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë kur ta presë Juventusin, 18 Marsin e ardhshëm në Signal Iduna Park.