Pique shënon golin e sezonit, Barcelona merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka marr një fitore shumë të vlefshme ndaj Dinamo Kiev me rezultat 1-0 në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalunasti ishin të vetëdijshëm që vetëm fitorja do t’i mbante në lojë për të kaluar fazën e grupeve dhe që nga minuta e parë u hodhën në sulm.

Sergino Dest rrezikoi i pari që në minutën e dytë, por pa sukses.

Lukk de Jong kishte dy raste të mira në minutat 19’ dhe 21’, por holandezi nuk ishte i saktë.

Goli erdhi në minutën e 36-të, kur Jordi Alba harkoi bukur në zonë, duke e gjetur kokën e Gerard Pique që shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Ronald Koeman futi në lojë dyshen Ansu Fati dhe Philippe Coutinho.

Pikërisht Fati rrezikoi i pari në minutën e 53-të, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Viktor Tsygankov kishte rastin e vetëm për Dinamo Kievin në minutën e 71-të, ku nuk qëlloi në portë.

Coutinho kisthe dy rastet e fundit në minutat 71 dhe 78-të, ku braziliani nuk shënoi.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona mori fitoren e parë në fazën e grupeve.

Patson Daka çmend të gjithë, shënon katër gola në Ligën e Evropës

Fitore bindëse e Trepçës ndaj Rahovecit