Pique: Një finale Barça-Real do të ishte speciale

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e mirëpret një finale të mundshme mes katalunasve dhe Real Madridit në Berlin. 

“El Classico në finale? Pse jo, do të ishte diçka historike sepse nuk ka ndodhur kurrë. Megjithatë, ne jemi shumë të lumtur që arritëm aty ku deshëm, por ende nuk e kemi fituar trofeun, kështu që na mbetet shumë punë për të bërë”, deklaroi Pique.

E për t’ia bërë dëshirën realitet Piques, Reali duhet të eliminojë sonte Juventusin në “Santiago Bernabeu”, mision mjaft i vështirë për djemtë e Carlo Ancelottit. /Gazeta Olle