Pique kritikon Ronaldon

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për gjestin që bëri në duelin kundër Rayo Vallecanos të mërkurën.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo duke thënë se ai e ka bërë edhe në të kaluarën gjestin që bëri në duelin kundër Rayo Vallecanos të mërkurën.

Ronaldo bëri me shenjë duke sugjeruar në “vjedhje” kur gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim brenda zonës.

Por, Pique ia ka përkujtuar se kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bën diçka të tillë.

“E ka bërë edhe para kësaj radhe. Ai mendon ashtu dhe ashtu e shpreh”, deklaroi ish bashkëlojtari i Ronaldos nga Manchester United.