Pique flet për titullin, Championsin dhe Kupën

Gerard Pique mendon se titulli i La Ligas është vetëm shpërblim për Barcelonën pas një fushate sublime këtë edicion.

Djelmoshat e Luis Enrique mundën Atletico Madridin 1:0 në ‘Vicente Calderon’, për tu shpallur matematikisht kampion të Spanjës.

Pique u entuziazmua nga triumfi i Barcës, pasi një sezoni në herët katalanasit kishin dështuar që të fitonin një trofe të madh, transmeton Gazetaolle.com.

“Ka qenë një vit fantastik”, tha mbrojtësi për faqen zyrtare të klubit të tij. “Ne kemi qëndruar gjatë dhe shpërblimi ka qenë ky titull. Ishte një vit i vështirë sezonin e kaluar, por ekipi tregoi ne mund të kthen veten lart. Unë jam shumë krenar që jam pjesë e këtij brezi të madh të lojtarëve në Barcelonë”.

Barcelona është në garë për kurorë n e trefishtë pasi do të luaj në finalen të Copa del Rey më 30 maj me Atletic Bilbaon, para finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit. “Ne jemi në rrugë, por ka punë ende për të bërë”, përfundoi Pique.