Pioli zbulon bisedën me Hernandez dhe Giroud pas finales ndaj Argjentinës

Franca u mposht në finale të Kupës së Botës nga Argjentina, pas ekzekutimit të penalltive. 

Pjesë e ekipit francez në finale ishin edhe dy futbollistët e Milanit, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli zbulon se kontaktoi me dy lojtarët e tij pas finales dhe theksoi se si Theo ashtu edhe Giroud duhet të ndihen krenar për rrugëtimin e tyre në Katar.

“Unë isha një tifoz i Theos dhe Giroud në finale, bisedova me ta dhe iu thashë se duhej të ndiheshin krenar me rrugëtimin e tyre. Në Botëror, Theo tregoi në fushë atë se çfarë unë dhe Maldini i kemi kërkuar gjatë këtyre kohëve dhe ditë pas dite është duke u shndërruar në anësorin më të mirë të botës”, u shpreh Pioli. /Gazeta Olle/

Jorginho: Nuk kam shikuar ndeshjet e Kupës së Botës, nuk isha i interesuar!

FIFA fshin postimin ku thuhet se Messi është GOAT-i i futbollit