Stefano Pioli e ka konfirmuar prezencën e Etrit Berishës mes shtyllave të Lazios, në finalen e madhe të Kupës së Italisë që kryeqytetasit e zhvillojnë kundër Juventusit.
“Berisha do të luajë nga fillimi sepse ai është portieri ynë në Kupën e Italisë”, deklaroi ndër tjera Pioli në konferencën për shtyp.
Ndeshja zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:45, ndërsa më poshtë i keni formacionet e mundshme të të dy skuadrave.
Lazio: Berisha; Basta, de Vrij, Mauricio, Radu; Parolo, Ledesma, Lulic; Candreva, Klose, Felipe Anderson.
Juventus: Storari; Evra, Chiellini, Bonucci, Lichtsteiner; Pogba, Pirlo, Vidal; Pereyra; Tevez, Llorente. /Gazeta Olle