Trajneri i Lazios, Stefano Pioli, thotë që skuadra e tij nuk pati fat në ndeshjen kundër Juventusit, duke theksuar se është krenarë me futbollistët e tij.
“Dhamë gjithçka dhe e merituam fitoren, mirëpo nuk patëm fat. Ne e goditëm shtyllën dy herë ndërsa ata e shfrytëzuan shumë mirë atë mundësi të Matrit, i cili shënoi për 2:1”, deklaroi Pioli.
Ai theksoi në fund që tani Lazios i duhet që të këndellet sa më shpejtë për derbin lokal kundër Romës, që zhvillohet të hënën. /Gazeta Olle