Pioli drejt shkarkimit, Milani ka gati zëvendësuesin

Humbja me Sassuolon ka thelluar krizën e Milanit. Pavarësisht mbështetjes publike të Paolo Maldinit, ai që rrezikon më shumë në këtë rast është trajneri.

Stefano Pioli mund të shkarkohet nëse nuk jep sinjale ringritjeje kundër Interit, e sidomos nëse skuadra turpërohet në Champions nga Tottenhemi.

Në këto kushte, kanë nisur edhe sondazhet e para në lidhje me një pasardhës të mundshëm. Nga emrat e dalë në mediat në orët e fundit, spikasin profilet e Carlo Ancc3lotit, që vështirë se do të vijojë të qëndrojë në Madrid. Diskutim i ngjashëm për Jurgen Kloppin, që gjithashtu duket në fund të aventurës së tij me Liverpoolin.

Një tjetër pistë në përputhje me filozofinë kuqezi është ajo e Roberto de Zerbit. Aktualisht te Brightoni në vendin e gjashtë të kampionatit anglez, tekniku italian mund të bëjë mrekullinë duke arritur zonën Champions. Kjo do të përjashtonte largimin e tij nga “Pulëbardhat”, ndaj ai që ka më shumë shanse, të paktën në këtë moment, duket Antonio Conte. Raporti i tij me Totenhemin do të mbyllet në verë, ndaj Milani mund t’i besojë deri në fund Piolit, e më pas të marrë ish-trajnerin e Juves e Interit.

Zaniolo i gatshëm të padisë Romën pas afatit kaotik të janarit

KE mbajti mbledhjen e vet të radhës