Milan nuk po kalon në kohërat më të mira, me rosonerët të cilët nuk janë në nivelin e rivalëve të përbetuar, Interin të cilët këtë edicion u shpallën kampion në Serie A.
Për të ndalur këtë Inter të frikshëm, drejtuesit e klubit pritet të marrin një vendim për të ardhmen, duke shkarkuar trajnerin Pioli, shkruan Gazeta OLLE.
Zëvendësuesi i Piolit, pritet të jetë Lopetegui, i cili shihet si opsioni ideal për të parin e shtabit teknik në Milano.
Zyrtarët nga klubi italian, kanë filluar tashmë negociatat me trajnerin spanjoll, të cilat sipas gjitha gjasave do rezultojnë pozitive në fund, me dy palët të cilat janë të gatshme të punojnë me njëri-tjetrin.