FC Phoenix nga Banja ka bërë katër transferime brenda një dite.
Skuadra nga Grupi A i Ligës së Parë po lufton për tu ngritur në Superligë dhe ka përforcuar radhët e veta me katër futbollistë cilësorë.
Valmir Azemi dhe Amir Prishtina i janë bashkuar Phoenixit nga Trepça, derisa Fatmir Rexhaj dhe Valon Dedia erdhën nga Trepça ’89.
Phoenix po dimëron në pozitën e pestë në Ligën e Parë me 22 pikë, gjashtë më pak se Feronikeli lider. /Gazeta Olle/