Philippe Mexes ndërron skuadër?

Ky mund të jetë sezoni i fundit për Philippe Mexes nën fanellën e Milanit, pasi që tani një skuadër tjetër e njohur italiane po i kërkon shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila e konsideron francezin si një përforcim shumë të nevojshëm në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Goal.com”.

Mbetet të shihet vullneti i klubit kuqezi për ta shitur Mexesin, i cili ka kontratë me klubin. /Olle