Petrit Tahirin e përkrah rivali i tij!

Petrit Tahiri e Granit Kolshi prej një viti janë në garë se cili është më i miri momentalisht.

Mirëpo, përkundër kësaj gare, dhe thënieve se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira, portieri i Feronikelit, Granit Kolshi, i del në përkrahje homologut të tij te Kosova e Vushtrrisë, Petrit Tahiri.

Ky i fundit u ndëshkua me kartonin e kuq në takimin me Prishtinën, dhe aq shumë u dëshpërua me këtë karton sa që nuk i munguan edhe lotët.

Ai në takimin e fundit shfaqi formë tejet të lartë.

“Petriti është një portier shumë i mirë. Shumë herë e kam thënë që është një talent dhe Petriti duhet të punoj prej gabimeve, të mësoj most ë dëshpërohet prej kartonit të kuq, pasi që ndodhin këto gjëra”, tha Kolshi për GazetaOlle.com.

“Duhet të bëhet më i fortë, pasi që shumë njerëz kanë thënë që unë dhe Petrit Tahiri nuk i kemi raportet e mira. Ne i kemi raportet e mira dhe jemi shok, për këtë gjë dua të përkrahi Tahirin që të bëhet i fortë, të punojë dhe most ë dëshpërohet”, shtoi ai, duke i uruar suksese.

Pikërisht ndeshja e ardhshme është Feronikeli – Kosova e Vushtrrisë. (Gazeta Olle)